Kompania pornografike i ofron Interit marrëveshje prej 23 milionë euro për fanellën

  • S.A /
  • 10 March 2021 - 16:34
Kompania pornografike i ofron Interit marrëveshje prej 23 milionë euro për fanellën

Interi e ka marrë një ofertë nga një kompani pornografike për sponsorin e ri të fanellës nga sezoni i ardhshëm.

Zikaltrit do ta ndryshojnë sponsorin historik të fanellës, Pirelli, nga sezoni i ardhshëm dhe sipas mediave botërore, kompania pornografike Stripchat i ka bërë ofertë për të qenë sponsori i saj i ri.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se Stripchat i ka ofruar Interit 23 milionë euro në vit për të qenë sponsor në fanellën zikaltër.

Por Interi është në kërkim të një sponsori që ofron 30 milionë euro në vit për ta zëvendësuar Pirellin nga sezoni 2021/22.

Pronari i Interit, Suning, është në kërkim të një partneri të përshtatshëm për ta përkrahur Interin financiarisht dhe ka nevojë për një injeksion kesh në vlerë 200 milionë euro.

(Kosova Sot Online )