Man Utd – Milan, përballja e gjigantëve në Europa League

  • S.A /
  • 11 March 2021 - 13:53
Man Utd – Milan, përballja e gjigantëve në Europa League

“Djajtë e Kuq” do të luajnë sonte me “Rossoneri” në të 16-ën e finales së Ligës së Evropës. Pas Ligës së Kampionëve, nata e sontme është e rezervuar për Ligën e Evropës. Edhe në këtë garë, spektakli do të jetë i garantuar. Kjo për faktin se në të 16-ën e finales do ta kemi një përballje gjigantësh të futbollit evropian. Në fakt, Manchester United dhe Milan do të ballafaqohen në mes vete në “Old Trafford”. Sa herë kanë luajtur këto dy ekipe kanë shfaqur lojë të bukur dhe me përplot emocione.

 E njëjtë pritet të ndodh edhe sonte, edhe pse të dyja ekipet do të kenë mungesa të theksuara. “Djajve të Kuq” iu mungojnë De Gea, Pogba, Van de Beek, Cavani, Mata, Jones e Rashford. Kurse, Kuqezinjtë nuk do të mund të llogarisin në lojtarët si Ibrahimovic, Rebic, Theo Hernandez, Bennacer, Calhanoglu, Mandzukic, Hauge dhe Maldini.

Kjo ndeshje do të fillojë në orën 18:55.

Ndërkohë, Tottenhami do të ketë punë me Dinamo Zagrebin, kurse Arsenali e viziton Olympiacosin.

Image

(Kosova Sot Online )