Lazio fiton me mund të madh ndaj Crotones, minuta edhe për Muriqin

  • A.P /
  • 12 March 2021 - 17:31
Lazio fiton me mund të madh ndaj Crotones, minuta edhe për Muriqin

Lazio ka arkëtuar tri pikët e radhës pas fitores 3:2 në shtëpi ndaj Crotones, në kuadër të javës së 27-të në Serie A.

Fillimisht Milinkovic-Savic shënoi pas asistimit të Radu në minutën e 14-të. Nuk vonoi shumë dhe Simy barazoi shifrat në të 29-tën.

Luis Alberto riktheu epërsinë e vendasve në minutën e 39-të, çka ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë u akordua penallti për Crotonen, të cilën në gol e shndërroi Simy.

Krejt në fund, Caicedo shënoi për 3:2 dhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Vedat Muriqi luajti për 14 minuta në këtë takim, pasi zëvendësoi Ciro Immobilen.

(Kosova Sot Online)