Zidane deklarohet pas kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve: Luajtëm shumë mirë në defanzivë

  • S.A /
  • 17 March 2021 - 08:43
Zidane deklarohet pas kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve: Luajtëm shumë mirë në defanzivë

Zinedine Zidane ka thënë se çelësi i fitores ndaj Atalantës ishte se u vendosën mjaftë mirë në fazën defanzive.

Real Madridi iu rikthyen Karim Benzema dhe Sergio Ramos nga lëndimi, pasim kishin munguar në takimin e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.Që të dy arritën të shënonin nga një herë, derisa në listën e realizatorëve ishte edhe Marcos Asensio.Për Atalantën golin e vetëm e shënoi Luis Muriel, mirëpo kjo nuk u ndihmoi që të kalonin në çerekfinale.

“Ishte një lojë e mirë, edhe Atalanta bëri mirë, por mbi të gjitha ishim të mirë në mbrojtje. Sapo ta kemi këtë, ne e dimë se mund të bëjmë disa gjëra të mira me topin”, ka thënë Zidane.

“Unë mendoj se ishte në përgjithësi një ndeshje e mirë nga fillimi në fund”.“Ky ishte objektivi për ne, që të përparojmë. Kishim një paraqitje të mirë të ndeshjes së parë, e dinim se do të ishte shumë e vështirë, ishte vërtet e vështirë, por ne luajtëm mirë”.

“Përgjatë dy ndeshjeve, unë ndiej që e meritonim të kualifikoheshim në raundin e parë. Ne nuk kemi arritur asgjë akoma, ka një rrugë të gjatë për të bërë si në La Liga ashtu edhe në Ligën e Kampionëve”, ka shtuar më tej strategu francez.

(Kosova Sot Online )