Futbollisti i Kosovës U-21 merr ftesë nga Shqipëria

  • S.A /
  • 16 March 2021 - 16:07
Futbollisti i Kosovës U-21 merr ftesë nga Shqipëria

Futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit, Hajdin Salihu ka marrë ftesë nga Shqipëria U-21 për ndeshjet e marsit.

Këtë e ka bërë të ditur ekipi kroat nëpërmjet një njoftimi në Twitter.

Pas debutimit këtë fundjavë në sfidën ndaj Istrës në kampionatin kroat, mbrojtësi 19-vjeçar mori ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë U-21. 

Salihu ishte pjesë e ekipit U-21 të Kosovës, megjithatë nuk ka arritur të debutojë.

Hajdin Salihu është në huazim tek ekipi kroat nga Llapi deri në fund të këtij edicioni.

(Kosova Sot Online )