Shtyhet ndeshja Inter-Sasuolo, shkak shpërthimi i COVID-19 në skuadrën zikaltër

  • G.G /
  • 18 March 2021 - 15:23
Shtyhet ndeshja Inter-Sasuolo, shkak shpërthimi i COVID-19 në skuadrën zikaltër

Autoritetet shëndetësore në Milano kanë ndërhyrë dhe e kanë shtyrë ndeshjen e Interit kundër Sassuolos në Serie A, e paraparë për këtë të shtunë, për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19 në kampion zikaltër.

Interi njoftoi sot se i ka katër raste me koronavirus në skuadër, por numri i tyre mund të rritet shpejt.

Duke e parë këtë, autoritetet lokale ia ndaluan skuadrës zikaltër të mbajë stërvitje gjatë kësaj jave dhe ia ndaluan zhvillimin e ndeshjes kundër Sassuolos të shtunën.

“Autoriteti shëndetësor i Milanos, i njoftuar me rastet e reja pozitive, ka vendosur si në vijim: Pezullim i menjëhershëm i çfarëdo aktiviteti i ekipit për katër ditë, përfshirë të dielën më 21 mars”, thuhet në reagimin e autoriteteve lokale në Milano.

Mediat italiane raportojnë se ndeshja Inter Sassuolo mund të zhvillohet më 7 prill.

Deri tani pozitivë me COVI-19 kanë dalë Danile D’Ambrosio, Samir Handanovic, Mattias Vecino dhe Stefan de Vrij.

(Kosova Sot Online)