Me Kanten gjithmonë e ke së paku gjysmë lojtari më shumë në fushë, thotë trajneri i Chelseat

  • G.G /
  • 18 March 2021 - 15:24
Me Kanten gjithmonë e ke së paku gjysmë lojtari më shumë në fushë, thotë trajneri i Chelseat

N’Golo Kante bëri një paraqitje madhështore për Chelsean kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve të mërkurën, e cila u vlerësuar me çmimin lojtari i ndeshjes.

Mesfushori 29-vjeçar i ndihmoi Chelseat ta arrijë çerekfinalen në Ligën e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:0 nga dy ndeshje në fazën e 1/8 së finales kundër liderit të La Ligës.

Me paraqitjen që e bëri natën e së mërkurës në Stamford Bridge, Kante i ktheu kujtimet e atij Kantes së vjetër nga koha kur ia fitoi titullin edhe Leicester Cityt edhe Chelseat në dy sezone radhazi.

Duke e bërë këtë, duket se ai e ka fituar admirimin e Thomas Tuchel, i cili në janar u emërua trajner i Chelseat.

“Nëse luan me N’Golo (Kante) atëherë në minimum luan me gjysmë njeriu më shumë gjithmonë; është diçka e veçantë”, tha Tuchel.

“Është kënaqësi të jesh trajner i tij, ai është dhuratë e madhe për mua, një djalosh aq modest, i cili ndihmon aq shumë në fushë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)