“Roger nuk mban mend asgjë nga pjesa e parë që luajti”, pas përplasjes me Kumbullën!

  • S.A /
  • 19 March 2021 - 11:03
“Roger nuk mban mend asgjë nga pjesa e parë që luajti”, pas përplasjes me Kumbullën!

Një moment në pjesën e parë ka shkaktuar panik në fushën e lojës mes Shakhtar dhe Romës.

Marash Kumbulla dhe Roger Ibanez u përplasën mes tyre kokë më kokë dhe ai që u dëmtua më shumë ishte qendërmbrojtësi brazilian.  22-vjeçari u zëvendësua menjëherë, teksa trajneri Fonseca zbuloi një detaj rreth gjendjes së lojtarit latin. “Roger nuk mban mend asgjë nga pjesa e parë që luajti” deklaroi ai pas ndeshjes.

Gjendja e futbollistit është e mirë dhe sot do t’i nënshtrohet disa kontrolleve mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit në kokë.

Roma e mposhti sërish Shakhtar Donetsk të enjten mbrëma.

Dygolëshi i spanjollit Mayoral i dhuroi verdhekuqve triumfin 1-2 në Ukrainë.

Ekipi i Fonseca kaloi në çerekfinalet e Europa League me rezultatin e përgjithshëm 5-1 dhe sot do të mësojë edhe kundërshtarin për sfidat e radhës. 

(Kosova Sot Online  )