Suarez e vlerëson Haalandin si një nga sulmuesit më të mirë në botë

  • A.P /
  • 22 March 2021 - 23:55
Suarez e vlerëson Haalandin si një nga sulmuesit më të mirë në botë

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez pasi shënoi golin e tij të 500 në karrierë kundër Alavés të dielën, ai lartësoi Erling Haalandin si një lojtar të shkëlqyeshëm.

Ish-ylli i Barcelonës ka spikatur për Atletico Madrid këtë sezon, duke sfiduar kritikët nga koha e tij në Barcelonë.

“Ai [Haaland] është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai është në një nivel spektakolar, ai ka një forcë të admirueshme fizike,” i tha Suarez Gerard Romero në Twitch.

“Ai është një nga Nr.9 më të mirë në botë dhe do të përcaktojë një epokë. Unë jam pak më shumë në favor të Haaland, por Mbappe është në një nivel të shkëlqyeshëm” – theksoi Suarez.

Ish-sulmuesi i Liverpool ka shënuar 19 gola në 25 ndeshje në LaLiga Santander për ekipin e Diego Simeone që prej largimit nga Camp Nou në verë. 

(Kosova Sot Online)