Navas tregon kush është përgjegjës për humbjen nga Barça

  • 25 November 2015 - 17:32
Navas tregon kush është përgjegjës për humbjen nga Barça

Keylor Navas ka thënë se trajneri dhe lojtarët së bashku kanë marrë përgjegjësinë për humbjen siç ka thënë ai, befasuese ndaj Barcelonës

Barcelona e Luis Enrique, shkatërroi Los BLancos midis Santiago Bernabeu, duke i mposhtur me rezultat të thellë 4:0. Portieri i Realit, Keylor Navas, në konferencën për media para ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndaj Shakhtarit, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të harrojnë sa më parë atë ndeshje dhe të shikojnë para.

“Jemi të gjithë të lënduar me atë që ndodhi në Santiago Bernabeu ndaj Barcelonës. Ishte diçka që nuk e kemi pritur. Si lojtarët po ashtu edhe trajneri kanë marrë përgjegjësinë për atë humbje të pa pritur. Duhet të shohim para dhe të mendojmë për objektivat tona. Është ende herët, jemi në fillim të sezonit”, ka thënë Navas.

“Është në dorën tonë nëse duam të bëjmë një sezon të mirë. Tashmë jemi kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe ndaj Shakhtarit duhet të luajmë me të njëjtën dëshirë dhe entuziazëm. Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi ata kanë një skuadër të mirë”, ka shtuat më tej Navas