E ardhmja e Hakimit e pasigurt, sipas menaxherit të marokenit

  • S.A /
  • 25 March 2021 - 09:11
E ardhmja e Hakimit e pasigurt, sipas menaxherit të marokenit

Achraf Hakimi e zgjodhi Interin dhe është shumë i lumtur por nuk është e sigurt se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, thotë menaxheri i tij, Alejandro Camano.

Hakimi iu bashkua Interit verën e kaluar për 40 milionë euro nga Real Madridi, pas disa sezoneve të suksesshme i huazuar në Dortmund.

“Vetë lojtari vendosi të shkojë në Inter. Para dy apo tri vjetëve, drejtori i Interit Piero Ausilio bisedoi me ne për mundësinë për ta sjellë atë në Milano”, tha Camano.

“Pas kohës në Dortmund, Interi shfaqi interesim sërish dhe Hakimi vendosi të shkojë në Inter”, tregoi ai.

Është raportuar se Real Madridi mund ta kthejë atë në Bernabeu, veçanërisht nëse pasi Interi nuk ishte në gjendje t’i paguante ratat e blerjes së tij në kohë shkaku i telashe financiare.

“Ai është i lumtur që luan për një klub kaq të rëndësishëm. Nuk e di se çfarë na pret në të ardhmen. Por them se sot Interi është i lumtur dhe ekipi i tij është Interi”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )