Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë se Kosova do të fitojë ndaj Suedisë

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 14:42
Sondazhi i UEFA-s, tifozët besojnë se Kosova do të fitojë ndaj Suedisë

Kosova dhe Suedia përballen sot në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror.

Mes shumë mungesave, “Dardanët” do të tentojnë të nxjerrin pikë ndaj Suedisë e cila është favorite në letër.

Por, kështu nuk po mendojnë tifozët e futbollit. Në faqen zyrtare të UEFA-s publikohet një anketë për çdo ndeshje, ku të gjithë mund të parashikojnë fituesin.

Në anketën për ndeshjen Kosovë – Suedi, 52% e votuesve deri më tani mendojnë se “Dardanët” do të shënojnë fitore, kurse 40% mendojnë se sonte triumfojnë suedezët. 8% prej votuesve mendojnë se kjo ndeshje mbyllet pa fitues.

(Kosova Sot Online)