Suedia kalon në epërsi

  • A.P /
  • 28 March 2021 - 21:01
Suedia kalon në epërsi

Suedia ka kaluar në epërsi 1:0 kundër Kosovës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2022 që po zhvillohet momentalisht në Prishtinë.

Viktor Claesson shënoi për 1:0 për Suedinë në minutën e 12-të.

Një dalje e pamenduar dhe e vonuar e Samir Ujkanit bëri që Ibrahimovic ta gjejë Claessonin.

11′ Korner i shkurtër nga Kosova, Rashica harkon por mbrojtja suedese e largon topin.

Mbizotërim total i Kosovës pas 10 minutave lojë.

9′ Hekuran Kryeziu ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Forsberg.

7′ Milot Rashica me një harkim fantastik në zonë, por Benjamin Kololli nuk arrin ta godasë topin fare edhe pse e kishte në pjatë. Mbetet 0:0

6′ Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të verdhë, pas një ndërhyrjeje të ashpër në ajër.

5′ Goditje dënimi për Kosovën, por askush nuk i përgjigjet harkimit të Zenelit në zonën suedeze.

2′ Vedat Muriqi nuk qëllon portën nga afërsia, pas një aksioni të bukur të Kosovës, edhe pse ishte në pozitë jashtë loje.

Kosova me iniciativë në çastet e para të takimi.


(Kosova Sot Online)