Lexoni edhe:
Covid-19, po e rritë mercenarizmin medial në shoqëritë shqiptare!
Përveç argëtimit në një fitore të lehtë kundër Kosovës, futbollistët e Suedisë patën kohë edhe të tallen me njërin prej futbollistëve dardan, i cili u përjashtua nga loja pak pasi u fut në fushë nga banka rezervë pas dy kartonëve të verdhë të menjëhershëm.
Bernard Berisha nuk duroi më shumë se nëntë minuta në humbjen e Kosovës 3:0 kundër Suedisë në ndeshjen e saj hapëse në Grupin B kualifikues për Kupën e Botës, të dielën në Prishtinë,
Covid-19, po e rritë mercenarizmin medial në shoqëritë shqiptare!Lexoni edhe:
I futur në fushë nga stoli në vend të Arbër Zenelit në minutën e 83-të, sulmuesi Akhmat Grozny Berisha u ndëshkua dy herë më karton të verdhë brenda vetëm katër minutave.
Së pari, ai u ndëshkua për shkak se bëri ndërhyrje të ashpër ndaj Forsberg në minutën e 88-të.
Vetëm katër minuta më vonë, 26-vjeçari nga Peja e mori kartonin e dytë të verdhë pasi e goditi me bërryl mbrojtësin suedez Mikael Lustig.
Dyshja suedeze Lustig dhe Victor Lindelof i Manchester Unitedit e përshëndet me dorë Berishës kur ai po e linte fushën pas përjashtimit. Ky përjashtim nënkupton se Berisha nuk do të ketë të drejtë të luajë në ndeshjen e ardhshme të Kosovës kundër Spanjës në Sevillë.
Kosova do të përballet me Spanjën, një shtet që nuk e njeh pavarësinë e saj, për herë të parë në historinë e ekipit kombëtar të mërkurën në orën 20:45.
Kosova e nisi në mënyrë dëshpëruese fushatën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës në historinë e vet, pasi u mund bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen hapëse të saj të dielën në Prishtinë.
As Spanja nuk ka qenë as bindëse, megjithatë, pasi ka hasur në vështirësi kundër Greqisë, e cila ia nxori një barazim 1:1 dhe ndaj Gjeorgjisë, të cilën mezi e mposhti 2:1 me një gol fatlum në çastet e fundit të ndeshjes të dielën.
Grupit B i prin Suedia me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, e ndjekur nga Spanja me katër pikë. Greqia është e treta me një pikë pas një ndeshjeje.
Kosova është e katërta pa pikë pas një ndeshjeje, ndërsa Gjeorgjia e fundit pa pikë pas dy humbjeve në dy ndeshje.
They really waved goodbye after his red card ë pic.twitter.com/oXGnJDC25R
— ESPN FC (@ESPNFC) March 29, 2021
(Kosova Sot Online )