City tërheq interesimin për Messin, e ardhmja e argjentinasit në Barcelonë

  • A.P /
  • 31 March 2021 - 18:50
City tërheq interesimin për Messin, e ardhmja e argjentinasit në Barcelonë

E ardhmja e Lionel Messit është në Barcelonë. Kështu ka raportuar mediumi i madh spanjoll Sport.

Sport raporton se Manchester City nuk do të bëjë ofertë për yllin argjentinas pasi besojnë se ai do të vazhdojë të jetë pjesë e Barcelonës.

Kontrata e Messit me klubin e Barcelonës skadon këtë verë dhe ai që nga janari i këtij viti ka qenë i lirë të negociojë me klubet tjera.

Por, zgjedhja e Laportas si president i Barcelonës dhe forma e mirë aktuale e klubit mund të jenë esenciale për vendimin përfundimtar të 33-vjeçarit. 

(Kosova Sot Online)