A iu kundërpërgjigj Paqarada Challandesit?

  • A.P /
  • 01 April 2021 - 17:39
A iu kundërpërgjigj Paqarada Challandesit?

Jo të gjithë futbollistët janë të kënaqur me situatën e tyre te Kombëtarja e Kosovës.

Rasti më i freskët është me Leart Paqaradën, që në ndeshjet e marsit nuk u përfshi shumë nga Bernard Challandes.

Gjërat nuk janë mirë mes tyre duket, sidomos pas deklaratës së trajnerit pas humbjes 3-1 nga Spanja, ku me dashje apo pa dashje, tha se e ka inkuadruar Benjamin Kolollin para Paqaradës sepse “është më i mirë”.

Kjo me gjasë e ka irrituar Paqaradën që përmes një postimi në instastory, ka reaguar duke shkruar “U kry..”.

(Kosova Sot Online)