Mërgim Vojvoda starton kundër Ronaldos në derbin e Torinos

  • E.K /
  • 03 April 2021 - 18:32
 Mërgim Vojvoda starton kundër Ronaldos në derbin e Torinos

Mërgim Vojvoda do të luajë titullar për Torinon kundër Juventusit të Cristiano Ronaldos sot në derbin e Torinos në Serie A.

Torino e pret Juventusin në Stadiumin Olimpik të Torinos në orën 18:00.

Trajneri i Juves Andrea Pirlo është nën presion të madhe dhe derbi i sotëm i qytetit është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e tij në stolin e bardhezinjve.

Juventusi vjen nga një humbje tronditëse nga Benevento në shtëpi në ndeshjen e fundit dhe ngel 10 pikë larg liderit Inter, prandaj çfarëdo rezultati negativ në këtë takim është i pafalshëm për të.

Pikërisht këtë do të mundohet t’ia shkaktojë mbrojtësi i Kosovës, Vojvoda me shokë.

Kjo do të jetë paraqitje e 11-të si titullar për mbrojtësin nga Skenderaj, ndërsa e 17-të në përgjithësi në sezonin e tij të parë në Serie A këtë edicion.

Formacionet zyrtare:

Torino: Sirigu; Izzo, Buongiorno, Bremer; Vojvoda, Rincon, Mandragora, Ansaldi; Verdi; Sanabria, Belotti

Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Alex Sandro; Kulusevski, Bentancur, Danilo, Chiesa; Morata, Ronaldo

(Kosova Sot Online)