Mbrojtësi i Valencias Diakhaby i ankohet gjyqtarit: “Cala më quajti m** i zi”

  • S.A /
  • 05 April 2021 - 09:39
Mbrojtësi i Valencias Diakhaby i ankohet  gjyqtarit: “Cala më quajti m** i zi”

Mbrojtësi i Valencias, Mouctar Diakhaby, ishte ankuar te gjyqtari se kundërshtari i tij Juan Cala e kishte quajtur “m** i zi” në humbjen e skuadrës së tij kundër Cadizit të dielën në La Liga. Lojtarët e Valencias u larguan nga fusha e lojës në shenjë proteste ndaj racizmit që lojtari i Cadiz Juan Cala dyshohet ta ketë ushtruar ndaj Diakhaby, por u kthyen në fushë pa të për ta vazhduar ndeshjen deri në përfundim.

Ndeshja mes tyre në La Liga u ndal pas 29 minutave dhe pas bisedimeve me gjyqtarin, kapiteni i Valencias Jose Luis Gaya që i priu ekipit për t’u larguar nga fusha. Por ndeshja rifilloi pas rreth 20 minutave me Diakhaby që e përcolli atë nga tribunat. Gjyqtari në krye të këtij takimi, David Medie Jimenez, ka treguar në raportin e tij mbi ndeshjen e së dielës se për çfarë i ishte ankuar Diakhaby. “Në minutën e 29-të e ndërpreva ndeshjen për shkak të një kacafytjeje mes lojtarëve të të dy ekipeve”, shkroi Jimenez në raportin e tij. “Lojtari i Valencias me numrin 12, Mouctar Diakhaby, pasi u ndëshkua me karton të verdhë sepse argumentoi me një kundërshtar, më tha fjalë për fjalë ‘ai më quajti mua m** i zi’ duke iu referuar lojtarit të Cadizit me numrin 16, Juan Torres Ruiz”, tregoi ai. “Kjo nuk u dëgjua nga asnjëri prej anëtarëve të ekipit të gjyqtarëve”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )