Atletja 8 muajshe shtatzënë fiton medaljen e artë

  • A.P /
  • 08 April 2021 - 17:04
Atletja 8 muajshe shtatzënë fiton medaljen e artë

Një atlete shtatzënë ka fituar një medalje të artë në Festivalin Kombëtar të Sporteve.

Aminat Idrees, 26 vjeç nga Nigeria, e cila është tetë muaj shtatzënë, fitoi në kategorinë Mixed Poomsae në Taekwondo, në një garë që u cilësua vërtet “frymëzuese”.

“Është një privilegj i madh për mua. Vendosa ta provoj pasi të stërvitesha dy here në ditë dhe … ndihem vërtet mirë,” tha ajo.

“Para se të mbetja shtatzënë, gjithmonë më ka pëlqyer stërvitja, kështu që nuk ndryshoi asgjë me shtatzëninë,” shtoi Idrees.

Sidoqoftë, jo të gjithë e kanë parë frymëzuese pjesëmarrjen e saj në lojëra, disa e kanë kritikuar për shkak të fazës së përparuar të shtatzënisë.

 Idrees tha se shumë nga kritikët e saj nuk janë në dijeni të formave të ndryshme të Taekwondo.

“Shumë njerëz nuk e kuptojnë se çfarë është Taekwondo në të vërtetë. Unë mendoj se kjo është një rrugë për të edukuar njerëzit për këtë. Taekwondo ka dy degë: sportin luftarak dhe Poomsae – e cila është një kombinim taktik i lëvizjeve kundër sulmeve imagjinare në Taekwondo, ” tha 26-vjeçarja.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, kryetari i komitetit organizues të Festivalit Kombëtar të Sporteve, Philip Shaibu, tha se Idrees u lejua të merrte pjesë në lojëra pas ekzaminimit mjekësor.


(Kosova Sot Online)