Guardiola s’e ka problem nëse Aguero qëndron në Premierligë

  • S.A /
  • 10 April 2021 - 09:56
Guardiola s’e ka problem nëse Aguero qëndron në Premierligë

Sergio Aguero do të largohet nga Manchester City në fund të sezonit. Ai ka disa oferta nga disa klube për të qëndruar në Premierligë. 

Nëse e merr një vendim të tillë, për Pep Guardiolën s’do të ishte diçka shqetësuese, ani pse do ta kenë kundërshtar. “Urojmë më të mirën, të gjithë”, tha Guardiola kur u pyet që Aguero mund të qëndrojë në Premierligë. “Do të ishim të lumtur çfarëdo vendimi që merr, për të mirën e tij dhe familjes së tij. Dëshira ime është dëshira e tij. Dëshira e tij është dëshira ime. Më e mira për të është edhe më e mira për ne”. 

(Kosova Sot Online )