Prokuror dhe gjyqtar bejnë avokatin e krimit të organizuar bllokojnë në sirtare “mega” rastet e korrupsionit të jakave të bardha

Prokuror dhe gjyqtar bejnë avokatin e krimit të organizuar bllokojnë në sirtare “mega” rastet e korrupsionit të jakave të bardha
Prokuror dhe gjyqtar bejnë avokatin e krimit të organizuar bllokojnë në sirtare “mega” rastet e korrupsionit të jakave të bardha

Nexhat Haziri

  • 10 April 2021 - 09:16

Shkruan: ANALIST- Nexhat Haziri

Fenomeni i zvarritjes së lëndëve në Gjykata , që kanë të bëjnë me vepra penale nuk është fenomen i ri në Kosovë, por një metodë e instaluar në sistemin e drejtësisë përgjatë një dekade e më shumë, qëllimi i së cilës ka qenë vjetërsimi i lëndëve dhe parashkrimi i tyre, që në rastet e shumta kanë qenë lëndë të cilat kanë përmbajtur vepra kriminale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

-Bartja e lëndëve nga viti në vit, ndërrimi i prokurorëve për lëndët e caktuara kryesisht që kanë të bëjnë më krim të organizuar dhe korrupsion për qëllimin e blerjes së kohës që lënda të shkoj në parashkrim, janë dëshmi e kriminalizimit të sistemit politik që ka vepruar pa asnjë llogaridhënie dhe pa një transparencë sipas ligjeve dhe Kushtetutës së vendit, dhe kjo natyrisht se nuk ka mund të bëhet pa një ndikim të fuqishëm politik dhe parapolitik në sistemin e drejtësisë, me gjykatës dhe prokuror të shantazhuar, të korruptuar dhe të frikësuar gjithnjë nga politika, që roli i tyre më shumë ka qenë i një avokat në mbrojtje të krimit, se sa i atyre njerëzve që hetojnë dhe gjykojnë veprat kriminale.

Si i tillë, ky sistem I drejtësisë po ashtu ka mundësuar që mafioz e kriminel të marrin apo të ushtrojnë pozita të larta shtetërorë në të dy nivelet e pushtetit, si në atë lokal po ashtu edhe në nivelin qendror. Dhe si një sistem komplet I dështuar, drejtësia për vite të tëra është bërë njollë e zezë edhe në raportet ndërkombëtare që po e identifikojnë drejtësinë e Kosovës dhe shtetin si të dështuar dhe thellësisht të korruptuar, e cila po ashtu ka bërë që të jetë një nga pengesat më të mëdha të përparimit të vendit në agjendën e integrimeve euro-atlantike.

Marrë parasysh këtë situatë në sistemin e drejtësisë, kjo paraqet një nga sfidat e mëdha për qeverinë e re, e që duhet të jetë një nga prioritete e saj dhe një nga matësit e suksesit të saj për këtë mandat do të jetë edhe rezultatet që do të arrijë në sistemin e drejtësisë përmes një VETING-u, që po ashtu është paralajmëruar dhe premtuar nga qeveria e re.Por procesi i VETING-ut duhet të jetë proces i përgatitur mirë, profesional, të përfshijë edhe faktorin ndërkombëtar, të jetë I besueshëm, për të kërkuar dhe vënë përgjegjësi dhe llogaridhënie jo si hakmarrje politike, apo zëvendësimin e gjykatësve dhe prokurorëve aktual, me të ardhshmit që do të jetë të dëgjuarit e pushteti të ri, gjë që ka ndodhur në rajon.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".