Çfarë ndodhi me golat e Haalandit?

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 09:05
Çfarë ndodhi me golat e Haalandit?

Erling Haaland është në një seri prej gjashtë ndeshjeve pa shënuar gol në të gjitha garat, për klubin dhe kombëtaren. Diçka e paparë me herët te sulmuesi i papërmbajtshëm norvegjez.

Haaland e tha fjalën e fundit në takimin mes Cologne dhe Borussia Dortmund në fundjavën para ndeshjeve të kombëtareve në mars, duke e shënuar golin e barazimit në castet e fundit për t’ia siguruar Dortmundit një pikë.

Gjatë ndeshjeve të kombëtareve, menaxheri i Haaland, Mino Raiola, dhe babai i tij, Alf Inge Haaland, udhëtuan drejt Spanjës për bisedime me Real Madridin dhe Barcelonën.

Që prej atëherë, golat kanë munguar për sulmuesin e Dortmundit, i cili nuk ka shënuar gati që një muaj.

Pra është një ecuri prej gjashtë ndeshjeve pa gol për Dortmundin dhe Norvegjinë. Ai nuk arriti të shënojë për Norvegjinë në asnjërën prej ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës edhe pse luajti 225 minuta në përgjithësi.

20-vjeçari e vazhdoi këtë seri negative edhe kur u kthye në Dortmund, pasi nuk e gjeti rrjetën e portës as kundër Eintracht Frankfurt, Manchester City dhe Stuttgart.

Pra 405 minuta pa gol për lojtarin i cili i ka shënuar 33 gola për Dortmundin në të gjitha garat deri tani këtë sezon.

(Kosova Sot Online )