Nuk ka dialog pa e pranuar faturën e krimeve dhe dëmeve të luftës!

Nuk ka dialog pa e pranuar faturën e krimeve dhe dëmeve të luftës!
Nuk ka dialog pa e pranuar faturën e krimeve dhe dëmeve të luftës!

Dardan Grapci

  • 12 April 2021 - 07:51

Shkruan: ANALIST-Dardan Grapci

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti nuk duhet të pranojnë të futen në vazhdimin e dialogut me Serbinë pa kushte, sikur që ka qenë praktikë e mbrapshtë e nënshtruese deri më tani gjermetani nga Hashim Thaqi, nga katër mandatet e kaluara qeveritare. Krerët e shtetit të Kosovës duhet të qëndrojnë të pathyeshëm e te panënshtruar ndaj Serbisë ne përgjithësi , e sidomos ndaj dialogut me Serbinë, duke e kushtëzuar atë me pranimin e fajësisë për krimet e luftës dhe të sanksioneve të tjera që ndërlidhen me këtë përgjegjësi deri gjenocidale.

Tani dy të parët e zgjedhur të vendit duhet që ta kushtëzojnë Serbinë, nëse dëshirojnë të vazhdojnë me dialog, e ky kushtëzim duhet të ndërlidhet me fillimin e dorëzimit të kriminelëve Serbe para institucioneve të drejtësisë, duke përfshirë këtu edhe gjykimin e tyre në Gjykatën e Hagës, dhe t’i kompensojnë dëmet që i ka bërë në Kosovë, duhet të kërkojnë falje publike për çdo vrasje që e kanë bërë, e sidomos duke filluar për masakrën në Reçak dhe të gjitha masakrat tjera ndaj popullatës civile të pa fajshme, të pa armatosur. Qeveria e Serbisë duhet të pranon që ta largon njëherë e përgjithmonë nga mendja se Kosova është pjesë e Serbisë, duhet ta harron edhe ekzistencën e rezolutës 1244 që në interpretimin e saj e sheh Kosovën pjesë të shtetit të Serbisë dhe ish Jugosllavisë sepse tash Kosova është shtet i pa varur i njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të fuqishme në borë, kështu që nuk ka rrugë tjetër për Serbinë veç pranimit të përgjegjësisë për krimet e luftës dhe në fund ta njohin Kosovën si shtet të pavarur e sovran në fqinjësi.

Vetëm në këtë mënyrë shumë familje në Kosovë që i kanë humbur familjarët e tyre, familjaret e atyre që e kanë dhënë jetën për liri dhe pavarësi, për nenat, motrat, bijtë dhe bijat të cilët janë vra, dhunuar, masakruar në mënyrë më brutale. Prandaj mendoj që ka ardhur koha kur edhe NATO, SHBA t’ia bëjnë me dije Serbisë duke i thënë që duhet ta pranon këtë realitet të Kosovës sepse koha për lojëra të gjata politike ka mbaruar, ndryshe duhet ti vihen edhe sanksione shtetit serb.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".