Mbaron sezonin për yllin e Arsenalit

  • S.A /
  • 12 April 2021 - 11:04
Mbaron sezonin për yllin e Arsenalit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka konfirmuar se Kieran Tierney nuk do të mundë të rikthehet për të luajtur këtë sezon, për shkak të shkallës së rëndë të lëndimit. Mbrojtësi anësor është veçuar në skuadrën e Arsenalit në një sezon zhgënjyes për topçinjtë, të cilët po hasin në shumë vështirësi për ta arritur pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm. Tierney e lëndoi ligamentin e gjurit në një ndeshje kundër Liverpoolit dhe nuk pritet të paraqitet më për Arsenalin këtë sezon.

Duke folur pas fitores së Arsenalit 3:0 kundër Sheffield United të dielën, Arteta e konfirmoi lajmin. “Kieran mungon, mbase për krejt sezonin, prandaj kemi nevojë për opsione të tjera në pozitën e tij”, tha Arteta. Tierney do të përballet me garë kundër kohës për t’u riaftësuar për Skocinë në Kampionatin Evropian 2020 këtë verë. 

(Kosova Sot Online )