Gjykimet e padrejta të Arbitrazhit, urgjentisht të dënohen ideatorët dhe autorët e kontratave kriminale

Gjykimet e padrejta të Arbitrazhit, urgjentisht të dënohen ideatorët dhe autorët e kontratave kriminale
Gjykimet e padrejta të Arbitrazhit, urgjentisht të dënohen ideatorët dhe autorët e kontratave kriminale

Ragip Guraziu

  • 12 prill 2021 - 07:41

Shkruan: ANALIST- Ragip Guraziu

Qeveria e re, së bashku me Kuvendin, Presidencën dhe institucionet tjera, urgjentisht duhet të jenë të përgatitura për mbrojtjen unike të interesave politike dhe atyre ekonomike të vendit. Kjo i bie që Kryeministri Albin Kurti, Kryeparlamentari Konjufca dhe Presidentja Osmani, nuk e kanë edhe aq lehtë t’ia dalin me mbrojtën e shtetit të Kosovës nga skenarët e shantazheve dhe të plaçkitjes që janë përgatitur kaherë, kur këta nuk ishin në pushtet. Janë dhjetëra Kontrata Kriminale, sikur ato me Devollët, që ish pushtetar i kanë lidhur qëllimisht e për përfitime të përbashkëta me mafi oligarkët, dhe për shkak të ndërprerjes apo mos përmbushjes së tyre, shteti është dërguar me padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

-Qeveria e tashme e ka marr trashëgim këtë patate të nxehtë në dorë e cila rrezikon të ja djeg shumë keq dorën, Sido qoftë duhet bërë gjithçka për mbrojtje preventive nga kjo formë perfide e plaçkitjes . Kjo Qeveri duhet që urgjentisht dhe pa vonesë të përgatitet për tu mbrojtur e kundërshtuar paditë e ngritura në Arbitrazhin Ndërkombëtar nga grupet mafioze të oligarkëve Devolli , që po e rrezikojnë me ndëshkim qindra milionësh për shkak të ndërprerjes së kontratës absolutisht puro-kriminale me Telekomin e shtetit , por po e rrezikojnë edhe vetë me falimentim këtë ndërmarrje publike.

Është momenti që kjo qeveri e re e porsa emëruar dhe e pa korruptuar, që në funksion të mbrojtës së saj më të mirë dhe më të suksesshme, madje të sigurt, urgjentisht të ushtron Kallëzime penale në Prokurorinë Speciale dhe padi në Gjykatë, si kundër padi kundër pronarëve të Dardafonit, të Devollëve për shkakun se ish-Kontrata është një veprim në rrugë kriminale e me qellim të plaçkitjes e grabitjes se disa dhjetëra miliona euro përmes rrugës me konzumim të veprave penale të të gjithë pjesëmarrësve në anën e Dardafonit të Devollëve , të cilët para 12 viteve e kanë ideuar , negociuar dhe nënshkruar Kontratën famoze e puro kriminale.

Qeveria e re Kosovës më në fund duhet të suportojë Telekomin e Kosovës duke nxjerr të vërtetën kriminale e të fshehur kriminalisht nga ish-Qeveritë Thaçi 1 dhe Thaçi 2, pastaj nga Qeveria e Mustafa-Thaçi , nga Qeveria Haradinaj ,dhe nga Qeveria e fundit Hoti. Dihet fort mirë se autori i kësaj nisme në vitet 2008/2009 ishte siç thuhej shpesh : Hashim Thaçi, me SHIK-un ilegal dhe personalitetet tjera, Adem Grabovci dhe shumë të tjerë , andaj duhet të ngritën kallxime penale e të arrestohen të gjithë pjesëmarrësit që e ideuan atë projekt kriminal , ata që ndikuan dhe që nënshkruan kontratat zhvatëse kriminale në dëm të Telekomit, pasi që dyshimet janë të bazuara dhe faktike për vepër kriminale nga grup njerëzish të mirë strukturuar e me pozita të larta prapa të cilëve ka qëndruar fuqishëm nëntoka kriminale e instaluar në Kosovë.

Atyre duhet thënë tani: Ngadalë Beg se ka hendek. Rastet janë me prova të faktueshme materiale për ti kapur në flagrancë dhe arrestuar dhe gjykuar pa vonesë nënshkruesit jo vetëm të mega kontratës kriminale me Devollët por edhe të të gjitha kontratave të tjera të ngjashme kriminale me të cilat Qeveria e Kosovës pritet të ballafaqohet së shpejti në Arbitrazhin Ndërkombëtar, por ajo më shumë se të mbrohet duhet të kalojë në sulm duke paditur të gjithë aktorët politik dhe Jo politik por gjithsesi kriminal për jo me pak se për 2 miliard euro.

Gjykimi i tyre krijon parakushte edhe për konfiskimin e pasurisë së fituar me përfitimet nga kontratat kriminale e me konzumim të të gjithëve me vepër penale, dhe shumë shpejt ish-Vendimet e Gjykatës së Arbitrazhit me baze të një Kontrate jo të besueshme e puro-kriminale e sjell dhe e kthen në pozitën zero dhe pa afekte vepruese dhe si të pa kredibilitet , për çka Gjykata është e detyruar të ruaj imazhin ndërkombëtar dhe pastërtinë etike e morale dhe të nxjerr vendim të përkohshëm mbi Tërheqjen dhe Revokimin e Vendimit që detyronte Telekomin për pagesa astronomike e inekzistente, ngase gjithçka ishte mashtruese e me qëllim plaçkitjeje dhe pa asnjë bazë ligjore.

Pas këtyre veprimeve të Qeverisë në sinkron me Prokurorinë speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe gjykata vendore , dhe çfarëdo vendimi që ka sjellë Arbitrazhi ndërkombëtar kundër Telekomit dhe shtetit të Kosovës pushon e bie në ujë. Ndjekja dhe arrestimi duhet të ndodhin shpejt , me kërkesë të ministrisë përkatëse, Qeverisë së Kosovës, për të gjithë ideatorët dhe negociatorët e këtyre kontratave të paramenduara me prapavijë kriminale, kurse barrën kryesore e kanë nënshkruesit dhe ideatorët e tyre, derisa edhe futja e tyre në paraburgim me fakte si të dyshuar krijon parakushte reale dhe të pranueshme edhe për Gjykatën e Arbitrazhit për ndryshimin e situatës dhe kuptimin faktik juridik të skenarit për “shtetin e kapur kriminalish” të përgatitur për zhvatje përmes krimit të organizuar, njerëzve kyç të SHIK-ut i cili përtej Kosovës ka lidhje edhe me përmasa ndërkombëtare, por që aktualisht krerët e tij po pushojnë në Gjykatën Speciale dhe drejtësia mund të vepron e lirë dhe e pa penguar nga kërcënimet dhe shantazhet e tyre.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".