Ibrahimovici rrezikon pezullim të gjatë nga futbolli dhe gjobë 100 milionë euro

  • 14 April 2021 - 15:43
Ibrahimovici rrezikon pezullim të gjatë nga futbolli dhe gjobë 100 milionë euro

Zlatan Ibrahimovic rrezikohet të gjobitet e madje të pezullohet nga FIFA dhe UEFA, pasi është zbuluar se kompania e tij e përbashkët e biznesit ka 10% aksione në një agjenci bastesh.

Sipas rregullave të FIFA-s dhe UEFA-s, futbollistët e kanë të ndaluar të kenë interesa financiare në kompanitë e basteve.

Megjithatë, sipas mediave italiane, kompania e përbashkët e Ibrahimovicit, “Unknown AB” ka 10% aksione në agjencinë e basteve “Bethard.com”, gjë që mund t’i kushtojë Ibrës me gjobë dhe pezullim.

Rregullat e UEFA-s dhe FIFA-s vlejnë në çdo garë, nga kualifikimet për Kupën e Botës, ku Ibrahimovic luajti për Suedinë kundër Kosovës, e deri te Liga e Evropës, ku ai u paraqit për Milanin.

(Kosova Sot Online)