Tmerr për Smalling, e grabisin me armën në kokën e bashkëshortes

  • S.A /
  • 16 April 2021 - 10:21
Tmerr për Smalling, e grabisin me armën në kokën e bashkëshortes

Chris Smalling dhe partnerja e tij kanë përjetuar momente tmerri, pasi tre persona të armatosur janë futur në shtëpinë e tij në orën 5:00 të mëngjesit dhe duke i kërcënuar u kanë marrë sende më vlerë. Bizhuteri dhe ora Rolex janë zhdukur nga shtëpia e mbrojtësit të Romës, i cili ishte në vilën e tij në rrugën “Appian”.

Mediat në Itali raportojnë se një nga grabitësit i kishte drejtuar armën gruas së futbollistit. Smalling në krahun tjetër ishte detyruar të hapte kasafortën. Hetimet po bëhen nga komisariati “Tor Carbone” dhe janë marrë në shqyrtim videot e kapura nga kamerat e sigurisë. 

(Kosova Sot Online )