Shuhet ëndrra Copa Libertadores, eliminohet Bolivari i Armando Sadikut

  • S.A /
  • 16 April 2021 - 09:57
Shuhet ëndrra Copa Libertadores, eliminohet Bolivari i Armando Sadikut

Bolivar nuk ia ka dalë të kualifikohet në fazën finale të Copa Libertadores, edhe pse i mjaftonte të mos humbte kundër kolumbianëve të Junior, pasi ndeshjen e parë e kishin fituar 2-1.Në kthim Bolivar u mund 3-0, ndërsa Sadiku e nisi ndeshjen nga stoli. 

Prej minutës së 69-të skuadra e tij luajti me një lojtar më pak dhe sulmuesi zbriti në fushë në minutën e 77-të, kur ndeshja ishte 1-0. Katër minuta më pas Junior realizoi golin e dytë, ndërsa në shtesë edhe të tretin dhe i dha fund ëndrrës së Bolivar dhe Sadikut për të shkuar në fazën e grupeve në Copa Libertadores.

(Kosova  Sot Online )