Liverpool refuzon të përmirësojë ofertën për Wijnaldumin

  • S.A /
  • 17 April 2021 - 09:31
Liverpool refuzon të përmirësojë ofertën për Wijnaldumin

Liverpool është duke refuzuar që të përmirësojë ofertën për rinovimin e kontratës për Georginio Wijnaldum, raporton “Liverpool Echo”.

Reds dhe mesfushori ende s’po gjejnë gjuhë të përbashkët për rinovimin e kontratës, që i skadon në fund të sezonit.

Holandezi duket se mund të largohet me parametra zero nga ‘Anfield’.

Ai kërkohet me ngulm nga Barcelona, me insistimin e trajnerit, Ronald Koeman. 

(Kosova Sot Online )