Klubet që u tërhoqën nga Superliga duhet të paguajnë nga 300 milionë euro

  • S.A /
  • 23 prill 2021 - 11:34
Klubet që u tërhoqën nga Superliga duhet të paguajnë nga 300 milionë euro

Superliga Evropiane duket se do të prodhojë ende çështje për të diskutuar. “Vozpopuli” bën me dije se klubet e larguara nga projekti do të përballen me një gjobë të majme. Siç bëhet me dije, të gjitha klubet, që kanë vendosur të largohet do të duhet të paguajnë 300 milionë euro për kokë për braktisjen e projektit madhor, një gjobë, që do i dërgonte klubet pjesëmarrësve në krizë totale. Në kontratë është parashikuar se kjo shumë do paguhet në harkun e disa viteve me këste. 

10 klubet e tërhequra nga Superliga ende nuk e kanë bërë zyrtarisht këtë gjë, të vetëdijshëm për gjobën e madhe. Deri më tani vetëm Barcelona e Real Madrid nuk e kanë lënë Superligën, me Juventusin, që e ka bërë një deklaratë, por Agnelli duket ende këmbëngulës për krijimin e një turneu të tillë.

(Kosova Sot Online )