S’ka marrëveshje me Donnarumman, Milani në bisedime me një tjetër portier

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 23:04
 S’ka marrëveshje me Donnarumman, Milani në bisedime me një tjetër portier

Gigio Donnarumma vazhdon të shtyjë rinovimin e tij me Milanin dhe Rossonerët thuhet se kanë hyrë në bisedime me portierin e LOSC Lille, Mike Maignan.

Drejtori sportiv Frederic Massara dhe drejtori teknik Paolo Maldini nuk i kanë humbur shpresat për të mbyllur bisedimet e gjata me lojtarin italian.

Por Calciomercato.com pretendon se ata, ndërkohë, tashmë kanë arritur një marrëveshje me Lille mbi Maignan.

Rossonerët kanë ofruar 8 milionë euro përfshirë bonuse për Donnarumma por agjenti Mino Raiola nuk e ka pranuar akoma marrëveshjen e propozuar.

Drejtorët e Milanit kanë lëvizur kështu shpejt për Maignan, dhe raporti pretendon se 25-vjeçari do të donte një lëvizje në San Siro.

Portieri francez thuhet se do të diskutojë kushtet me Maldinin dhe marrëdhënia e mirë midis dy klubeve lejon Rossonerët të hyjnë në bisedime me lojtarin ndërsa pret një sinjal përfundimtar nga Donnarumma.

(Kosova Sot Online)