Simeone thotë se skuadra më e fortë psikologjikisht do ta fitojë titullin në La Liga

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 12:59
Simeone thotë se skuadra më e fortë psikologjikisht do ta fitojë titullin në La Liga

Pavarësisht humbjes 2-1 Athletic Bilabos, Atletico Madrid vazhdon të mbajë kryesimin e La Ligës me 73 pikë, dy më shumë se Barcelona, dhe tri më shumë se Reali i Madridit dhe Sevilla. Por primatin e kampionatit Los Colchoneros mund ta humbasin të enjten kur Barça të luajë sfidën e prapambetur ndaj Granadas.

Edhe pse në Bilbao skuadra e tij mori një goditje të rëndë që mund t’i kushtojë kreun, Diego Simeone ka besim se Atletico në fund të sezonit mund të festojë pasi titulli është ende i mundshëm. “Ka shumë rëndësi aspekti mental në këtë fazë finale të kampionatit. Ekuilibri emotiv do të jetë çelësi për t’iu afruar titullit kampion. Në Spanjë zakonisht fitojnë Barcelona dhe Real Madrid, përveç vitit 2011 dhe një tjetër viti ku ishim afër fitores. Kemi pasur avantazh gjatë gjithë sezonit, por e kuptuam që Barcelona dhe Reali nuk kishin dalë kurrë nga gara për titullin, aty ku është përfshirë edhe Sevilla. E përsëris, do të fitojë ekipi më i fortë në aspektin mental“, deklaroi Simeone.

Deklaratat e Simeones lidhen edhe faktin që Atletico dhe Barça do të përballen me njëra tjetrën pas 2 javësh në Camp Nou. Ndërkohë që lajmi i mirë për bardhekuqtë ka të bëjë me faktin se në ndeshjen ndaj Athletic Bilbaos në pjesën e dytë u aktivizuan dy yjet e ekipit Luis Suarez dhe Joao Felix të cilët janë rikuperuar nga dëmtimet respektive dhe mund të jenë forca e shtuar e skuadrës së Simeones në 5 ndeshjet e fundit.

(Kosova Sot Online )