FIFA e kujton golin e rrallë të Shaqirit të shënuar në Botëror

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 16:17
FIFA e kujton golin e rrallë të Shaqirit të shënuar në Botëror

Xherdan Shaqiri ka qenë protagonist i Kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror 2014.:

Reali e publikon listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Chelseas

Ylli kosovar i kishte realizuar tre gola në fitoren 3:0 ndaj Hondurasit në Grupin E, fitore kjo që ia kishte siguruar ekipit “Helvetik” kalimin në të tetën e finales, ku e priste Argjentina e Lionel Messit.

Dhe, FIFA përmes grupit zyrtar të Botërorit në rrjetet sociale, “FIFA World Cup”, e ka kujtuar golin spektakolar të futbollistit të Liverpoolit.

“Kubi i fuqishëm me rrufe. Shaqiri ka goditur në pikë”, ka shkruar shtëpia e futbollit botëror në përshkrimin e videos. Shaqiri shënon nga jashtë 16 metërshit dhe e ngrit publikun në këmbë. Shijojeni këtë “perlë” të futbollistit nga Zhegra e Gjilanit. 

blob:https://www.facebook.com/039c1db3-0869-45ef-8832-cc5777bf5019

(Kosova Sot Online )