Hazard dhe Kroos rikthehen për ndeshjen me Chelsean, por mungon Mendy

  • S.A /
  • 26 April 2021 - 14:51
Hazard dhe Kroos rikthehen për ndeshjen me Chelsean, por mungon Mendy

oni Kroos është rikthyer në stërvitje të hënën para ndeshjes së parë gjysmëfinale të Real Madridit kundër Chelseat në Ligën e Kampionëve, por ka munguar Ferland Mendy. Mbrojtësi i majtë francez do të mungojë në takimin e parë gjysmëfinal në Ligën e Kampionëve të martën, si pasojë e një lëndimi. Eden Hazard, i cili la mbresa në rikthimin e tij në fushë në barazimin 0:0 kundër Real Betis të shtunën, stërviti rregullisht dhe pritet të luajë më gjatë kundër ish-klubit të vet.

Kroos kishte munguar kundër Betisit për shkak të problemeve muskulor, por duket se tani është riaftësuar plotësisht dhe pritet të jetë pjesë e skuadrës madrilene për ndeshjen me Chelsean. Trajneri Zinedine Zidane nuk do të mundë të llogarisë në Sergio Ramosin, Fede Valvderen dhe Mendy.

(Kosova Sot Online )