Bayerni arrin marrëveshjen me Nagelsmannin, por Leipzig bëhet pengesë
Julian Nagelsmann gjithnjë e më afër stolit të Bayern Munichut.
Mediet kryesore gjermane, në veçanti “Bild Sport”, flasin për një marrëveshje të arritur tashmë midis klubit dhe trajnerit, i cili është edhe një tifoz bavarez.
Trajneri i ri mësohet se i ka kërkuar Leipzigut që ta lirojë në fund të sezonit, por drejtuesit e skuadrës së sponsorizuar nga kompania “Red Bull” me sa duket do të bëhen pengesë.
Ata nuk duket se janë të gatshëm të prishin para kohe kontratën pa marrë si dëmshpërblim nga 25 deri 30 milionë euro.
(Kosova Sot Online)
