Pioli: Prita më shumë nga lojtarët

  • A.P /
  • 26 April 2021 - 23:26
Pioli: Prita më shumë nga lojtarët

Stefano Pioli pranon se ai priste më shumë nga Milani pas disfatës së tyre 3-0 ndaj Lazio , por ai beson se ata do të luftojnë në rrugën e tyre për në katërshin e parë.

Joaquin Correa shënoi një gol të hershëm para se Ciro Immobile të rrumbullakësonte rezultatin 3:0 në fund, për një humbje të dytë radhazi për Rossoneri.

Pas ndeshjes, Pioli tha se priste një paraqitje më të mirë të skuadrës së tij.

“Siç ndodh shpesh në këto lojëra, kundërshtarët tanë dolën më mirë në rastet vendimtare. Ne kemi luajtur më mirë në pjesën e parë dhe kemi pasur mundësitë për të barazuar. Kam pritur më shumë nga skuadra, sepse ne kemi cilësi për të bërë më mirë, por pas golit të dytë u bë më e komplikuar ” – tha Pioli për Sky Italia

Goli i dytë ishte i diskutueshëm, pasi Lucas Leiva dukej sikur e fauloi Hakan Calhanoglun gjatë ndërtimit të aksionit, por arbitri i qëndroi vendimit të tij origjinal edhe pasi e pa atë në VAR.

“Sinqerisht nuk e kuptoj se si kjo nuk u dha si faull ndaj Calhanoglu. Ai shkoi ta shihte përsëri, nga përsëritja është e pamundur të thuash Leiva nuk e kap Calhanoglu dhe e humbet topin tërësisht” – u shpreh trajneri i Milanit.

Milani tani humbet vendin e dytë nga Atalanta dhe është në vendin e pest aktualisht me pikë të barabarta me Juventusin dhe Napolin, nga 66. 


(Kosova Sot Online)