Vdes nëna e Gonzalo Higuainit

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 13:18
Vdes nëna e Gonzalo Higuainit

Nancy Zacarias, nëna e sulmuesit të Inter Miami, Gonzalo Higuain, ka vdekur dje në moshën 64-vjeçare. Nëna e ish-sulmuesit të Napolit, Juventusit dhe Milanit vdiq nga një kancer i rëndë, të cilin e kishte luftuar për më shumë se katër vjet. Sulmuesi i Inter Milanit është përpjekur në kohët e fundit t’i qëndrojë sa më pranë nënës së tij, duke udhëtuar drejt Argjentinës sa herë që gjendja e saj përkeqësohej. Gonzalo dhe vëllai i tij Federico luajnë të dy në MLS. Ndërsa vëllai i tyre i Nicolas është edhe menaxher i tyre.

Në mars të vitit 2020, Nocilas kishte konfirmuar se Gonzalo kishte udhëtuar drejt Argjentinës për ta parë nënën e tyre që ishte tejet e sëmurë.“Nëna jonë ka qenë shumë e sëmurë tash e katër vjet për shkak të kancerit dhe po e vazhdon betejën me të”, kishte shkruar ai në atë kohë. 

(Kosova Sot Online )