Milani dhe Juventusi rrezikojnë mospjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

  • S.A /
  • 27 April 2021 - 14:11
Milani dhe Juventusi rrezikojnë mospjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve

Milani dhe Juventusi rrezikojnë mospjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.Pesë ekipe janë duke luftuar për tri vende nga Italia në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, në mesin e tyre Milani dhe Juventusi.

Interi e ka siguruar tashmë një vend në garën elitare evropiane për klube dhe mund ta fitojë titullin në Serie A këtë fundjavë nëse e mposht Crotonën dhe Atalanta dështon të fitojë ndaj Sassuolos në të njëjtën kohë. 

Atalanta është në vendin e dytë me 38 pikë, derisa Milani humbi 3:0 ndaj Lazios të hënën duke e lejuar Juventusin dhe Napolin ta barazojnë me pikë (66) në vendin e tretë. Lazio është e gjashta me 61 pikë, por e ka një ndeshje më shumë në dispozicion për ta zhvilluar. Skuadra nga kryeqyteti italian përballet me Torinon më 18 maj në ndeshjet e mbetur nga java e 25-të, e cila ishte shtyrë shkaku i koronavirusit. Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë ndeshje deri në përfundim të sezonit, takimi kryesor do të jetë më 9 maj në Allianz Stadium, mes Juventusit dhe Milanit. Milani do të përballet edhe me Atalantën në udhëtim në ndeshjen e fundit të sezonit, derisa Juventusi e pret Interin në ndeshjen e parafundit. Atalanta është skuadra më në formë në Serie A tani, pasi i ka fituar 13 pikë në pesë ndeshjet e fundit, dy më shumë se lideri, Inter.

Lazio i fitoi 12 gjatë kësaj periudhe, Napoli dhe Juventusi nga 10 dhe Milani 7./

(Kosova Sot Online )