Gazetari që zbuloi për dëshirën e Messit që të largohet, zbulon edhe ofertën joshëse të PSG-së

  • A.P /
  • 27 April 2021 - 20:42
Gazetari që zbuloi për dëshirën e Messit që të largohet, zbulon edhe ofertën joshëse të PSG-së

Paris Saint Germain do të tentojë me të gjithë artilerinë gjatë verës që ta transferojë njërin prej më të mirëve në histori të futbollit, Lionel Messin.

Gazetari i njohur, Marcelo Bechler, që raporti verën e kaluar se Messi i ka dërguar ‘burofax’ Barcelonës dhe dëshiron të largohet, tani ka zbuluar tentativën e PSG-së për 33-vjeçarin.

Sipas Marcelo Bechler, në ditët e fundit në tavolinën e Lionel Messit ka ardhur një ofertë e madhe financiare për 2 vite, me opsionin e një tjetër sezoni nga PSG-ja.

Nuk janë përmendur milionat që do t’i marrë argjentinasi, por ka zëra se oferta në sezon duhet të jetë diku rreth 40 milionë euro në sezon, pavarësisht moshës.

Projekti sportiv i parisienëve është mjaft joshës dhe kanë shanse reale për të fituar Champions Leagun në një të ardhme të afërt.

Messi vazhdon të mos flasë asgjë për të ardhmen, nëse do të largohet apo do të rinovojë më në fund me Barçën.

Ai është i koncentruar që të përfundojë sezonin me një tjetër trofe, atë të LaLigës, pas triumfit në Kupën e Mbretit.

Messi po shijon një sezon pozitiv, ka shënuar 33 gola në 42 paraqitje deri më tani.

(Kosova Sot Online)