Tifozët e Ballkanit: “Xhamadani vija vija, Batatina pa tri pikë shkon te shpija”

  • A.P /
  • 28 April 2021 - 20:38
Tifozët e Ballkanit: “Xhamadani vija vija, Batatina pa tri pikë shkon te shpija”

Sfida mes Ballkanit dhe Llapit ka përfunduar mes polemikave dhe me tre kartonë të kuq.

Vendasit arritën një fitore të madhe, 1-0, duke bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të kampionit në Superligë.

Reagimet e shumta nga stafi i Ballkanit dhe i trajnerit, Tahir Batatinës, nxitën tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat” që të talleshin pas përfundimit të ndeshjes me anë të një poezie të shkurtë.

Ky ishte postimi i tyre: “Xhamadani vija vija, Batatina pa tri pikë shkon te shpija”.

(Kosova Sot Online)