
Për Parisin dhe Cityn, Leo Messi do të mbetet “vetëm ëndërr”, Laporta ndryshoi gjithçka!

Pothuajse një vit nga dëshira e madhe për të lënë Barcelonën, Lionel Messi mund të përfundojë duke i varur atletet në klubin ku u rrit dhe u shndërruar në futbollistin më të mirë që është sot.
Ai deshi të largohet verën e kaluar dhe Manchester City me Paris Saint Germain ishin klubet më të interesuara për 33-vjeçarin, por ardhja e Joan Laportes në krye të klubit nga zgjedhjet e këtij viti, duket se ka ndryshuar gjithçka.
Leo i skadon kontrata më 30 qershor dhe bisedimet për rinovimin e marrëveshjes raportohet se do të nisin së shpejt.
Madje, duket se tashmë është zhvilluar edhe një takim i rëndësishëm që gëzon fansat e Barcelonës. TVE raporton se ditën e sotme presidenti Joan Laporta është ulur në tryezë me babanë dhe njëkohësisht menaxherin e Leos, Jorge Messin.
Ky i fundit thuhet se ka qenë i qartë me presidentin Laporta. Ai i ka shprehur presidentit të katalanasve vullnetin e kapitenit për të nënshkruar një kontratë të re.
Mbetet të shihet nëse oferta e Barcelonës do të jetë në nivelin e duhur.
Në anën tjetër, PSG dhe Manchester City, që kanë mundësinë financiare ta bindin sulmuesin, s’do të ndalen deri në fund për të bërë të tyrin më të mirin në histori.
(Kosova Sot Online)