Peja – Ponte e Ylli – Rahoveci, sonte na presin dy “duele të zjarrta”

  • S.A /
  • 30 April 2021 - 13:33
Peja – Ponte e Ylli – Rahoveci, sonte na presin dy “duele të zjarrta”

ktualisht, seria e ndeshjeve gjysmëfinale të “play-offit” të Superligës së basketbollit në të dy çiftet është 1-1. Duelet e treta, pejanët dhe therandasit do t’i luajnë në shtëpi sonte. Sonte do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “Play-offit” në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll. Ndeshjet tashmë zhvendosen në Pejë dhe Therandë, ku gjithashtu do të zhvillohen edhe sfidat e katërta gjysmëfinale, derisa skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finalen e madhe. Përballje shumë interesante pritet ndërmjet Pejës dhe Ponte Prizrenit, ashtu siç ishin edhe takimet e fundit.

Ndeshjen e parë e fitoi Peja me shifrat 92:100, ndërsa takimin e fundit e fituan prizrenasit 112:111 pas vazhdimeve me një tre pikësh nga Divine Myles në sekondat e fundit. Takimet mes tyre ishin shumë interesante, duke dhuruar lojë të bukur dhe atraktive, e kështu pritet të premten mbrëma. 1:1 është seria edhe ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit, duke e bërë shumë të paqartë se kush do të kualifikohet në finale. Dy sfidat e para u zhvilluan në Rahovec, kurse sfidat e dyta do të zhvillohen në Therandë. Takimin e parë e fituan Vreshtarët 69:66, kurse të dytin therandasit 62:70. Në vitet e fundit përballjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë shumë interesante dhe kështu pritet të premten dhe të dielën.

(Kosova Sot Online )