Gasperini: Vendi i dytë, arritje e madhe për Atalantan

  • A.P /
  • 30 April 2021 - 19:29
Gasperini: Vendi i dytë, arritje e madhe për Atalantan

Gian Piero Gasperini dëshiron që Atalanta të ‘mbrojë’ pozicionin e tyre në Serie A teksa pret Sassuolo në vazhdim. 

La Dea qëndron i dyti pas 33 ndeshjeve, dy pikë mbi Napolin, Juventusin dhe Milanin dhe Gasperini tha se do të ishte një ‘arritje e madhe’ për Bergamaschi të qëndronte i dyti pas Interit.

“Sigurisht që është një arritje e madhe, por gjithçka është shumë e përkohshme,” tha Gasperini për faqen zyrtare të klubit.

“Për të mbrojtur këtë pozicion, ne duhet të vazhdojmë të luajmë lojëra me thellësi të madhe. Kemi kaluar një javë të mrekullueshme, por gjithçka mund të ndryshojë brenda një ndeshjeje.

“Distancat janë të shkurtra, por është gjithashtu e vërtetë që nëse nuk bëjmë gabime, të tjerët nuk do të na arrijnë.”

Pesë ekip në Serie A po luftojnë për tri vendet e mbetura që dërgojnë në Champions League edicionin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)