Ancelotti nuk e gjykon Pirlon, por shpreson që Milani të përfundojë më lart se Juventusi

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 13:26
Ancelotti nuk e gjykon Pirlon, por shpreson që Milani të përfundojë më lart se Juventusi

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti nuk dëshiron të gjykojë Andrea Pirlon por shpreson që Milani të përfundojë mbi Juventusin këtë sezon.

Bianconeri dhe Rossoneri janë në garë për një vend në katër më të mirët dhe do të takohen në Allianz Stadium javën e ardhshme në një përballje vendimtare për shpresat e tyre në Ligën e Kampionëve.

“Është një garë e bukur siç është këtu në Angli,” i tha Ancelotti Sky Sport.

Italiani ka qenë trajner i Juventusit dhe Milanit në karrierën e tij, por ai është shumë më i lidhur me Rossonerët me të cilët fitoi tetë tituj, përfshirë dy Ligat e Kampionëve.

“Shpresoj që më i miri të përfundojë më lart dhe shpresoj se më i miri do të jetë Milani,” shtoi trajneri.

Ancelotti dhe Andrea Pirlo bënë historinë e Rossonerëve dhe shefi i Toffees nuk dëshiron të gjykojë taktikun e Juventusit.

“Unë e dua atë dhe nuk guxoj ta gjykoj,” u shpreh ish-trajneri i Milanit.

(Kosova Sot Online)