Dramë në “Olimpico”, Lazio fiton dhe hyn fuqishëm në garë për Champions League

  • A.P /
  • 02 May 2021 - 15:05
Dramë në “Olimpico”, Lazio fiton dhe hyn fuqishëm në garë për Champions League

Lazio ka arritur të fitojë duelin ndaj Genoas me rezultat 4:3, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 34-të në Serie A.

Correa e hapi festivalin e golave në minutën e 30-të, ndërsa e vazhdoi Immobile në të 43-tën nga penalltia, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në të dytën pamë edhe pesë gola tjerë.

Fillimisht Marusic realizoi autogol për ta ngushtuar epërsinë në të 47-tën, kurse vetëm një minutë më vonë Luis Alberto riktheu epërsinë e dy golave.

Correa më pas u përkujdes për 4:1 në minutën e 56-të, e që ishte e paarritshme për mysafirët.

Ata realizuan edhe dy herë nëpërmjet Scamaccas dhe Shomurodovit brenda dy minutave 80 dhe 81, por që nuk arritën të largoheshin me pikë nga kryeqyteti.

Me këtë fitore, Lazio shkon në kuotën e 64 pikëve në vendin e gjashtë, dy më pak se Juventusi e Napoli. 

(Kosova Sot Online)