Zanetti e zbulon fshehtësinë e suksesit të Interit

  • S.A /
  • 03 May 2021 - 14:52
Zanetti e zbulon fshehtësinë e suksesit të Interit

Javier Zanetti ka thënë se Antonio Conte është arkitekti i fitimit të titullit në Serie A nga Interi dhe i ka lartësuar lojtarët zikaltër, për të cilët tha se kaluan nëpër shumë vështirësi. Zanetti ishte futbollist i zikaltërve kur Interi e fitoi titullin në Serie A për herë të fundit para 11 vjetëve, transmeton. Por këtë herë, ai e feston titullin e parë në Serie A si zëvendëspresident i klubit. “Ky triumf lindi dy vjet më parë, kur Antonio Conte dhe stafi i tij u futën në portën e shtëpisë tonë Appiano Gentile”, shkroi Zanetti në Instagram.

“Ata sollën një kulturë të punës të nivelit më të lartë. Ata filluan ta përçojnë një mentalitet fitues. E gjitha çka mendojnë ata është të mendojnë sesi ta përmirësojnë këtë ekip”.

“Grupi e ka përcjell këtë rrugë me profesionalizëm të madh dhe i tejkaluan disa vështirësi. Titulli është meritë e tyre. Ju e shkruat një faqe të re, të mrekullueshme dhe të rëndësishme në historinë e këtij klubi, duke i bërë të lumtur miliona tifozë”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )