Athletic Bilbao e “largon” nga gara për titull Sevillan

  • A.P /
  • 03 May 2021 - 23:46
Athletic Bilbao e “largon” nga gara për titull Sevillan

Pas Atletico Madrid, Athletic Bilbao mposht edhe Sevillan, duke shuar shpresat e skuadrës andaluziane që ëndërronte titullin.

Unai Simon ishte njeriu i ndeshjes i cili me pritjet e tij ndali Sevillan që në fund u ndëshkua nga goli i Inaki Williams, finalizim që i dha tre pikët skuadrës së Marcelino Garcia Torral.

Sevilla nëse do të fitonte këtë sfidë do të mbetej 3 pikë pas Atleticos dhe do të shkonte me besim në sfidën e javës së ardhshme ndaj Realit.

Por tashmë pas kësaj disfate ëndrrat janë shuar, dhe titulli do të vazhdojë të mbetet thjeshtë një ëndërr.

(Kosova Sot Online)