Depay kërkon shtëpi në Barcelonë

  • S.A /
  • 04 May 2021 - 09:37
Depay kërkon shtëpi në Barcelonë

Memphis Depay ishte në Barcelonë javën e kaluar për të kërkuar shtëpi banimi, midis thashethemeve se mund t’i bashkohet Barcelonës në verë. Sulmuesi i Lyonit është njëra prej dëshirave më të mëdha të trajnerit të Barcelonës, Ronald Koeman, i cili u përpoq ta sillte bashkatdhetarin e vet në Camp Nou edhe verën e kaluar.

Barça e sheh afrimin e tij edhe si mundësi të mirë financiare, duke e parë moshën e tij, dhe faktin se marrëveshja e 27-vjeçrit me Lyonin mbaron në qershor të këtij viti.

Kjo nënkupton se klubi që e afron holandezin nuk ka nevojë të paguajë për shërbimet e tij, përveç ndonjë bonusi dhe pagës vjetore. Sipas gazetës së afërt me Barçën, Depay e vizitoi Barcelonën të mërkurën e kaluar për ta kërkuar një shtëpi banimi. Ai ishte shoqëruar nga një grup miqsh dhe familjarësh. 

(Kosova Sot Online )