Fjalët e para të Mourinhos si trajner i Romës

  • S.A /
  • 04 May 2021 - 15:45
Fjalët e para të Mourinhos si trajner i Romës

Para pak minutave, Roma zyrtarizoi Jose Mourinhon si trajnerin e ri për edicionin 2021/22.

Kjo erdhi pikërisht në ditën kur “Gjallorosët” njoftuan se Paulo Fonseca do të largohet nga pozita e trajnerit në fund të këtij sezoni. Edhe Mourinho e ka konfirmuar këtë, teksa tha se mezi po pret ta fillojë sezonin.

“Pas takimeve me pronarët, menjëherë kuptova ambiciet e tyre për AS Romën. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi që të pranoj punën dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm. Daje Roma!” – u shpreh Mourinho. Tekniku portugez ka nënshkruar kontratë me ekipi nga kryeqyteti italian deri në vitin 2024. Paraprakisht, ai kishte qenë trajner i Tottenhamit për dy vite. 

(Kosova Sot Online )