Gjithçka gati për derbin Drita-Ballkani

  • A.P /
  • 09 May 2021 - 14:53
Gjithçka gati për derbin Drita-Ballkani

Sot prej orës 15:00 do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Pa dyshim se vëmendja kryesore është në Gjilan, atje ku do të përballen dy pretendentët për titull, Drita dhe Ballkani

Humbja për cilindo ekip do të nënkuptonte humbjen e gjasave për titull kampion.

Të dy ekipet tashmë kanë publikuar formacionet startuese:

Drita: Maloku, Limani, Cuculi, Jamal, Blakçori, B.Shabani, Vucaj, Fazliu, Alidema, Xh.Shabani, Haxhimusa. Kryetrajner: Ardian Nuhiu

Ballkani: Luljanovic, Berisha, Sinani, Jashanica, Potoku, Kuç, Gashi, Baftiu, Krasniqi, Hoxha, Daku. Kryetrajner: Ardian Basha

(Kosova Sot Online)